Rreth Nesh

Kush jemi ne?

 “Ada’s One Stop Studio shoqëri private – me një eksperienc disa vjeçare bashkëpunimi  profesionistësh tepër të kualifikuar dhe me përvojë.

E pranishme kudo në Shqipëri me bashkëpunëtorët e saj të suksesshëm, në gamën e gjerë të shërbimeve të pasurive, konsulencave, vlerësimeve të pasurive të paluajtshme, në nivel kombëtar, por edhe jashtë kufijve të saj.

Ada’s One Stop Studio – “AOSS” operon bindshëm me klientët kudo ndodhen, duke ju ofruar lehtësi të mëdha shërbimi në pagesa, shpejtësi dhe kursim kohe.


– Me ne, pronat tuaja, gjithçka shisni e blini, I jepni vlerë pasurisë tuaj. Ju ofrojmë ide të reja dhe bindje për investime të mëtejshme apo zhvillim të pronës e biznesit, sipas kërkesave të kohës.

Ada’s One Stop Studio, ofron gjithashtu këshilla të plota ligjore, profesionale në fushën e Pasurive të Paluajshtme.

Marrëdhëniet mes profesionistëve të zyrës dhe bashkëpunëtorëve janë veçanërisht të larta, me qëllim që t’i ofrojmë klientëve një ekip me eksperiencë në përfaqësimin e vlerës të pronës tuaj.


Parimi i Studios është i fokusuar në dhënien e ndihmës dhe shërbimeve me transparencë, përkushtueshmëri dhe profesionalizëm sipas standarteve më të larta .

“AOSS” mbështet dhe aplikon konceptin Paguaj Nëse Fiton. Ne, studiojmë pronat në detaje dhe mbi të gjitha në mbështetje të klientit i cili do ti jap vlerë pronës së tij,

Ada’s One Stop Studio lehtëson klientët e saj duke ndërthurur vlerën e investimit me shërbime Arkitekturore, Inxhinierike, Elektrike, si dhe Shitje – Blerje të Pasurive të Paluajtshme.

Ada’s One Stop Studio

Asistenca që ju nevojitet për pasuritë e paluajtshme

+
0
Kliente
+
0
Kliente
+
0
Kliente
+
0
Kliente

Themeluesi i Ada Studio

Emri im është Ada Dervishi(Kajtazi). Unë jam themeluesja e Ada’s Studio. Jam diplomuar në Inxhinierin Gjeologjike dhe kam vazhduar më tej Masterin në Hidrogjeologji, kryer këto në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Gjithashtu ,jam e liçensuar në fushën e Vleresimit të Pasurive te Paluajtshme. I jam përkushtuar maksimalisht studios time pasi ky është dhe vizioni im I të ardhmes, duke synuar të përvetësoj bindshëm tregun e vlerësimit , shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.

Unë gjithashtu bashkëpunoj me Studio Kajtazi, një studio e përkthimeve zyrtare, e cila ka vite që punon me klientë specialist në fushat e ndryshme juridike dhe ekonimike.

Për më tepër unë jam zemra dhe truri I degës tonë në Shqipëri i Alba immigration, duke I dhënë mundësi njerzve të emigrojnë drejt Kanadase nëpërmjet programeve të ndryshme .Un asistoj klientët duke I drejtuar në rrugën e duhur dhe duke I ndjekur rregullisht procesin tyre.

Jashtë zyre, jam një mama e përkushtur e një vajze të adhurueshme dhe jam e apasionuar pas familjes sime dhe të jetuarit shëndetshëm.

Ada Dervishi (Kajtazi)

CEO