Shërbime Topografike
Ada’s One Stop Studio , bashkëpunuar me Inxhinerët përkatës vlerësojn maksimalisht rëndësinë e të dhënave topografike si të dhëna bazë për fazat e projektimit dhe të planifikimit.
Cilësia e lartë e të dhënave topografike garantohet nëpërmjet proçeseve të mirëpërcaktuara me objektiva të qarta, proçedura të supervizuara plotësisht të matjeve në terren dhe përpunimit të tyre, si dhe më e rëndësishmja, ndërtimi i proçeseve të kontrollit të brendshëm në të gjitha hallkat e proçeseve. Të gjitha të dhënat, kontrollohen dhe testohen në perputhje me standartet më të larta profesionale.

