Cfarë është vlerësimi i pasurive të paluajtëshme?
Një vlerësim pasurie është një vlerë e dhënë për një pronë, për të cilën i është kërkuar një eksperti të licensuar. Një vlerësim mbi një pronë, nuk tregon se domosdoshmërisht ajo pasuri do të këmbehet me vlerën e dhënë.
Vlera e dhënë për një pronë nga ekspertë, jo domosdoshmërisht del në një vlerë ekzakte, pasi gjykimi i secilit vlerësues nuk është i njëjtë për përdorimin dhe qëllimin e pronës. Kjo bën që edhe vlera e nxjerrë për një prone apo objekt, vlerësimi të jetë i ndryshëm.
Referimi për vlerësimin e një prone drejtohet nga vlera e tregut, ku të dhënat dhe informacionet duhet të grumbullohen nga institucionet e besueshme që operojnë mbi pasuritë e paluajtshme dhe të analizohen me shumë kujdes nga vlerësuesi për të arritur në një vlerë sa më reale të pasurisë.

Në cilat raste mund të nevojitet një vlerësim pasurie:
- Shit-blerje dhe këmbim prone.
- Për rastet e trashëgimisë dhe dhurimit.
- Në rastet e likuidimit, falimentimit ose bashkimit të kompanive.
- Për deklarimin e pasurisë dhe vlerën e saj.
- Në rastet e padive për dëmtim prone.
- Për bllokim, në rastet e huadhënies.
- Për rastet e divorceve dhe ndarjes së pasurisë ndaj partneriteteve.
- Tatimin mbi fitimin.
- Për vlerësimin e kompanive dhe korporatave
